Sulmuesi anësor i Kosovës, Bernard Berisha është eliminuar nga Kupa e Rusisë me skuadrën e tij Akhmat Grozny, teksa ka humbur edhe një penallti.
Akhmat Grozny ka barazuar pa gola 0-0 ndaj FK Krylya Sovetov Samara në ndeshjen e zhvilluar në Akhmat-Arena, ku ishin të pranishëm mbi 23 mijë tifozë.
Ky takim ishte i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Rusisë dhe pasi sistemi është me vet një ndeshje në këtë fazë, ekipet u desh të shkonin direkt në penallti.
Në penallti, fitore shënuan mysafirët e Krylya Sevetov Samara, të cilët ishin më të saktë duke shënuar fitore me rezultat 4-1.
Njëri nga fajtorët në këtë humbje dhe eliminim të Ahkhat Groznyt ishte edhe sulmuesi anësor i Kosovës, Bernard Berisha.
Berisha mori përsipër ekzekutimin e penalltisë së tretë apo të fundit të ekipit të tij, por goditja e tij me ‘panenka’ dështoi plotësisht duke përfunduar në duart e portierit kundërshtar.
Ndryshe, Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 53-të në vend të Ladislav Almasi.