Fiton penallti, shënon. Bënë driblim dhe asist. Ndeshjen e mbylll me vrapim të stilit Usain Bolt, e driblon edhe portierin dhe prapë shënon. Pas ndeshjes merr çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Bernard Berisha shënoi mbrëmë dy gola dhe një asist në fitoren 3:1 të Akhmat Groznyt ndaj Ufas në Superligën ruse.
Ylli kosovar, i cili nuk u ftua për ndeshjet e tetorit nga përzgjedhësi Bernard Challandes, ka një dedikim të veçantë për golat.
“Unë ia kushtoj këtë fitore të rendesishme ndaj Ufes Presidentit te Chechynia Ramzan Akhmatovich Kadyrov! ALLAHU AKBAR”.
Pas ndeshjes, trajneri dhe lojtarët e fluturuan disa herë në ajër.