Futbollisti i Juventusit, Federico Bernardeschi, beson se Maurizio Sarri do të ishte një trajner i përshtatshëm për Zonjën e Vjetër, por beson se cilido vendim i klubit shkon në të mirë të tyre.
“Nuk shprehem vetë, kemi një klub me vendimmarrës shumë të mirë, me ç’rast kusho që të vijë nënkupton që do të jenë në krye dhe do të sjellin diçka më shumë për secilin lojtar”, ka thënë ai për reporterët.
“Si lojtar mund të them që Sarri është një profil i vlefshëm për mua, por nuk e di nëse do të jetë menaxheri i radhës”.
Sarri është emri më i lakuar që mund të vijë në stolin e kampionit në fuqi të Italisë, pas largimit të Massimiliano Allegri-t në fund të këtij sezoni.