Për vite të tëra ai nuk është më pjesë aktive e muzikës shqiptare por Bertan Asllani ende mbahet mend.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia shpesh krijon lajm me sukseset e tij në karrierën si aktor në Turqi apo edhe për këngët e reja, siç ishte rikthimi me “Fluturojmë”.
Kësaj radhe, rolet filmike e as projektet muzikore nuk janë zhvillimi më i fundit.
Nga jeta sentimentale e Asllanit ka të reja! Ai i ka propozuar të dashurës së tij shumëvjeçare, aktores turke Hazall Senell pasditen e sotme.
“Deri në fund” – ka qenë mbishkrimi në fotografinë me unazat dhe lumturinë e çiftit për zhvillimin.