BERZh-i interesohet për rehabilitimin e hekurudhave

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 12:02 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, kanë mbajtur takim me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) Zyra në Kosovë, ku u diskutua për projektet që BERZH-i mbështet në Kosovë.

Rëndësi e veçantë në këtë takim iu kushtua projekteve infrastrukturore në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektit për rehabilitimin e hekurudhës, si dhe projektit të rrugëve regjionale.

Ky është takimi i dytë me radhë me këtë institucion të rëndësishëm financiar, në vazhdën e takimeve të rregullta të përbashkëta të Ministrisë së Financave  me palët implementuese të projekteve dhe me kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Kosovës, për të diskutuar rreth implementimit të suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore Ministria e Financave.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohen që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.

MF_5

MF_4

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme