BERZh-i jep 24 milionë € kredi për Fondin e Sigurimit të Depozitave

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 09:34 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) ka vënë në dispozicion të Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK) një linjë të hapur kreditore në vlerë prej 24 milionë euro.

Kjo u mundësua pas nënshkrimit të  Marrëveshjes ndërkombëtare të garancisë shtetërore për linjën e dytë kreditore ndaj Fondit për Sigurimin e Depozitave, ndërmjet Ministrisë së Financave, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondit për Sigurimin e Depozitave.

Marrëveshja ndërkombëtare  për garancinë shtetërore për linjën e dytë kreditore u nënshkrua nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, Drejtoresha e BERZh-it për Kosovë Elena Petrovska.

Linja e hapur kreditore i ofron FSDK-së fonde të menjëhershme vetëm në rast të nevojës për përmbushjen e mandatit të FSDK për kompensimin e depozituesve të siguruar. Kjo linjë është njëra nga instrumentet financiare rezervë të FSDK-së për mbulimin adekuat të depozituesve të siguruar në mënyrë proporcionale me rritjen graduale të përcaktuar me ligj të limitit të mbulesës për çdo depozitues. Kjo linjë e hapur kreditore përbën vazhdimësi të linjës së parë kreditore që është vënë në dispozicion në vitin 2013 dhe rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të BERZh-it për FSDK-në.

Ministri i Financave, Abdullah Hoti, theksoi se nënshkrimi i garancionit me vlerë prej 24 milionë euro ka me 15 vite amortizim, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i Financave Avdullah Hoti bëri të ditur se  Ministria e Financave ka mbështetur Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës që nga themelimi i këtij fondi, duke kontribuar kështu në stabilitetin e sektorit financiar në Kosovë.

“Marrëveshja për linjën e dytë kreditore prej 24 milionë euro me BERZh, do të përmirësojë qëndrueshmërinë financiare të FSDK dhe do të ndikojë në rritjen e kufirit të mbulesës së depozitave të siguruara për qytetarët e Kosovës. Për këtë arsye, ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim fuqizimin e mëtutjeshëm të sistemit financiar në Kosovë.”, tha Hoti.

Ai ka falënderuar BERZh-in që me këtë linjë kreditore ndikon në stabilizimin e depozitave në Kosovë.

“Me këtë garancion rritet depozita prej 1 milion euro. Niveli aktual i depozitave qëndron 2.6 deri në 2.7 miliardë euro edhe pse është rritje sërish është e vogël”, tha ai.

Drejtoresha e BERZh-it për Kosovë Elena Petrovska, tha se është marrëveshja e dytë për Fondin e Depozitave është me rëndësi se i mundëson bankave që përkrah Qeverinë e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës që të kenë një sistem bankarë sa më të qëndrueshëm.

“Ky është një transaksion i rëndësishëm për ne sepse i lejon BERZh që të vazhdojë mbështetjen e FSDK në arritjen e objektivave të këtij institucioni për mbrojtjen e depozituesve të vegjël, si dhe të mbështes Qeverinë dhe Bankën Qendrore të Kosovës në arritjen e objektivave të tyre për krijimin e një sistemi financiar të shëndoshë, qëndrueshëm, efikas, stabil dhe të bazuar në ekonominë e tregut”, tha ajo.

Ndërsa, drejtoresha menaxhuese në FSDK, Violeta Arifi Krasniqi, shtoi se linja e dytë kreditore me BERZh i ka mundësuar FSDK që të mbërrijë përmbushjen e rekomandimeve nga Asociacioni Ndërkombëtar i Siguruesve të Depozitave (IADI) nga vlerësimi i përputhshmërisë me Parimet Themelore, posaçërisht Parimin Themelor 9 për vendosjen e aranzhimeve të mjaftueshme për financim emergjent.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting

Image may contain: 3 people, people sitting and text

Të ngjashme