Xhensila e ka uruar publikisht Besin me rastin e ditëlindjes.
Komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku, sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Ai ka mbushur 35-vite jetë dhe me këtë rast nuk kanë munguar urimet e shumta dhe befasia që i kanë bërë familja.
Nuk mungoi as urimi i bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj e cila e ka publikuar imazhin e veçantë në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen djali i vendit tim”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos në të cilën ata rrezatojnë përplot dashuri.
Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze e cila quhet Ajka dhe ua ka ndryshuar komplet jetën.(Lajmi.net)