Ditëlindja me 30 të ftuar e Bes Kallakut, 1 milion lekë gjobë lokalit në Laknas, pezullohen 6 policë

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Organizimi i ditëlindjes me 30 të ftuar nga aktori Bes Kallaku i ka kushtuar 1 milion lekë gjobë administratorit të lokalit.

Festa është zhvilluar në 20 nëntor në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku Kallaku kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020.

Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar  dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anti-Covid-19.

Në festën e organizuar nga Kallaku ishin të ftuar edhe presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme