Getoar Selimi me Marina Vjollcën dhe Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajn kanë pasur padyshim dy nga dasmat më të përfolura e të mbuluara mediatikisht për këtë vit. Dyshet mblodhën qindra të ftuar në dasmat e tyre gjigante duke bërë bashkë miq, familjarë e plot emra të njohur të artit, muzikës, biznesit, politikës etj.
Ndërkohë që Marina dhe Getoari pritet të nisin muajin e tyre të mjaltit, Xhensila dhe Bes Kallaku janë tashmë në një të tillë. Por, edhe pse në vendin e mrekullueshëm që kanë zgjedhur, duket se aktori Bes Kallaku nuk i lë dot rrjetet sociale.
Ai ka ripostuar një foto të realizuar nga një faqe humori në Instagram, e cila shfaq dy figurat e njohura duke u puthur. ‘Edhe i thashë ta hiqte pak mjekrën, por nuk më dëgjoi,”- shkruan me humor aktori nën foto duke shkaktuar një lumë komentesh dhe të qeshura tek ndjekësit.
https://www.instagram.com/p/BZCJbk1jKAq/?hl=en&taken-by=bes_kallaku