Mbrëmë në Prishtinë është mbajtur eventi i dytë ‘Ballo Shqiptare’.
I organizuar nga Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada, ky eveniment ka mbledhur shumë emra të njohur të skenës, përfshirë këtu edhe ish Miss Kosova, Besa Gashi dhe bashkëshorti i saj Albert Krasniqi, shkruan lajmi.net
Dyshja kanë shkëlqyer në elegancë dhe padyshim që kanë qenë çifti më i bukur i kësaj mbrëmje.
Kjo është hera e dytë që Besa mori pjesë në këtë eveniment dhe tejet bukur është dukur edhe në organizimin e parë.