Besa Gaxherri ia zë karrigen Kadri Veselit

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 13:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, është ulur në karrigen e Kadri Veselit.

Por, jo në cilësinë e kryetares së Kuvendit, por të Grupit të Grave Deputete, e cila në bashkëpunim me Women For Women Internacional, ka organizuar takim të përbashkët, ku po diskutohet kundër dhunës në familje.

Gaxherri,  me këtë rast para të pranishmeve foli për rolin e Grupit të Grave Deputete në fuqizimin e rolit të gruas, por edhe në parandalimin e dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se qëllimi i formimit të Grupit të Grave është edhe fuqizimi, zhvillimi dhe integrimi  i gruas në politik.

“Formimi i grupit të grave është që të bëhet shteti më i fort dhe të ketë zhvillim dhe integrim të gruas në politik. Ky është takimi i 16 që bëjmë për aktivitetin kundër  dhunës ne familje, në Kosovë ende ka kësi dukuri të cilat po na dëmtojnë”, tha Gaxherri.

Iliriana Gashi, drejtoreshë e organizatës Women For Women, tha se ky bashkëpunim ka bërë të mundur që gratë të paraqesin problemet e tyre, duke ditur që kanë përkrahjen institucionale. Ajo ka përmendur gjithashtu edhe dhunën e shfaqur tek gratë të cilat janë viktima të luftës së fundit.

“Viktimat seksuale të luftës kanë nevojë për adresim të shpejt dhe i cili ka qasje dimensionale. Ne si shtet nuk po sjellim mbështetjen e mjaftueshme për to. Së fundi ligji i miratuar në kuvend për viktimat e dhunë seksuale gjatë luftës së vitit 1998/99, është një hap i madh, dhe po shpresoj shumë që në këtë legjislacion do të bëhen të drejtat e tyre në mënyrë që të tejkalojnë këtë problem”, ka thënë Gashi.

Veseli: Burrat që vënë dorë mbi gratë, nuk janë burra

Para grave mbajti fjalim edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se të gjithë ata që pretendojnë të sundojnë grat e kanë gabim. Ndërsa ata burra që vënë dorë mbi gruan, sipas Veselit nuk janë burra.

“E kam potencuar edhe më herët, të gjithë ata që kanë pretendime se mund të sundojnë gratë e kanë gabim dhe ata burra të cilët vënë dorën mbi gruan nuk janë burra. 50% e popullsisë së Kosovës janë gra e mira dhe e drejta në këtë është se ne duam që edhe 50% të parlamentit t’i kemi deputete gra”, tha Veseli.

 

Të ngjashme