Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka bërë të ditur se ka edhe gra që mund ta udhëheqin dinjitetshëm LDK-në.
Kështu ka thënë ajo duke shtuar se ka më shumë se gjishtat e dorës kandidatë të cilët mund ta udhëheqin LDK-në.
“Duke pasur parasysh relevancën e LDK-së në kuadër të Republikës së Kosovës dhe duke pasur parasysh situatën politike në Kosovë, ky Kuvend Zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të dalim me një rezultat nga ky kuvend për t’i dhënë shpresë Kosovës”.
“E vetmja parti është LDK-ja ku diskutohet për më shumë kandidatë. Asnjë parti tjetër nuk e bën një gjë të tillë. Ndërsa ju jeni dëshmitar se në LDK çdo ditë ka pasur takime ku është diskutuar se kush duhet të jetë i pari i partisë”.
“Nuk mund ta thotë askush para Kuvendit Zgjedhor se kush do të jetë i kryetar i LDK-së. Kuvendi do ta vendosë këtë gjë”.
“Duhet të jemi të sinqertë se 100 për-qind nuk ka asgjë. Fatbardhësisht se në LDK ka kandidatë më shumë se gishtat e dorë që do të mund ta udhëheqin këtë parti. Ka edhe gra në LDK që mund ta udhëheqin dinjitetshëm”.