Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besa Luzha, ka treguar se pse ajo ka zgjedhur numrin 69 në garën zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka treguar se këtë numër ajo e lidh me hapjen e Universitetit të Prishtinës.
Luzha thotë se jo rastësisht e ka zgjedhur këtë numër. Ndër të tjera, ajo thekson se është dalluar si një zë i fuqishëm dhe kritik e konstruktiv brenda dhe jashtë UP-së. Ajo premton, se e tillë do të mbetet edhe në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomiaonline.
Ky është postimi i plotë:
Në vitin’69 u mor vendimi për hapjen e Universitetit të Prishtinës.
Jo rastësisht, numri im në këtë garë zgjedhore është ✅69
Unë jam dalluar si:
*një zë i fuqishëm dhe kritik e konstruktiv brenda dhe jashtë UP,
*një profesoreshë e shquar për integritet dhe dinjitet,
*një pedagoge dhe kolege e bashkëpunëtore e mirëfilltë për studentët
E tillë do të jem edhe në Kuvendin e Kosovës me besimin tuaj.
✅zë kritik dhe konstruktiv
✅bashkëpunuese me të gjithë ata që angazhohen për të mirën e qytetarëve
✅ deputete me integritet dhe dinjitet.