Mesfushori Besar Halimi ka thënë se atmosfera në ekipin e Kosovës është e jashtëzakonshme, dhe se janë gati për fitore ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.
Kosova nesër (e diel) zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.
Halimi duke folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë se në ekipin e kombëtares është punuar shumë këto ditë, dhe fitorja ndaj Maltës i ka dhënë më shumë motiv skuadrës që të kërkohet fitorja ndaj Ishujve Faroe.
“Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në Kombëtare dhe kemi punuar me shumë zell”, ka deklaruar Halimi, përcjell “lajmi.net”.
“Por edhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë dhe më shumë motiv që në ndeshjen kundër Ishujve Faroe të ngadhënjejmë dhe të ecim sigurt në krye të grupit”