Besart Berisha rikthehet në Australi

| 27 Sht 2019 | 14:59 | Nga

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha është rikthyer në kampionatin australian.

Pas aventurës një vjeçare në Japoni tek skuadra Sanfrecce Hiroshima, Berisha tani është rikthyer në shtetin australian.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës, Besart Bersiha ka nisur aventurën e tij të re në Australi, duke firmosur me klubin e Western United.

34-vjeçari është prezantuar me skuadrën e tij të re dhe është gati të vazhdoj sërish në Asutrali.

Berisha që prej vitit 2011 luan në Australinë e largët dhe ka luajtur më parë për Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme