“Besën po jua jap, veç të vdekur i nxjerrni grevistët nga miniera”

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 12:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së “Trepçës”, Hysni Ahmeti, ka alarmuar për gjendjen e minatorëve që ndodhen qe tetë ditë në grevë, gjatë një takimi me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovës.

Ai u shpreh se edhe sikur të ishin 300 mace nën tokë qe tetë ditë, do duhej të ndërmerreshin masa, raporton EO.

“Unë jam duke u çuditur që për një person doni t’i mbytni 300 minatorë. Në qoftë se është ai aq i vlefshëm, unë po thom dëshironi të bëni president bëne, por ai është njeri i dështuar, nuk ka kurrfarë morali, sepse nese kish pas kish dhënë dorëheqje vetë”.

Ahmeti tha se minatorët janë këmbëngulës dhe nuk do të heqiun dorë pa u realizuar kërkesa e tyre për largimin e kryeshefit ekzekutiv të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, i cili sipas tyre është përgjegjës për gjendjen e keqe në këtë ndërmarrje.

“Besën po ua jap, veç te vdektë mundeni me i nxjerr. Po e dëgjoni një person që s’ia do të mirën shtetit. 300 mace me qenë poshtë, për 8 ditë u dashtë me ndërmarrë diçka”, tha Ahmeti.

Që nga 24 tetori, qindra minatorë dhe punonjës të tjerë kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe kushteve më të mira si dhe shkarkim të kryeshefit.

Në ndëkohë, menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator, si “organizatorë të grevës”.

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Destan Kerleshi, Gani Osmani, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit, të vendosur në hyrje.

Të ngjashme