Klubi i Atletikës “ LIRIA” i cili funksionon 6 vite me radhë, nuk ndalet në paraqitjen e talenteve të rinj në këtë sport. Vitet e kaluara ky klub na befasonte me zbulimin e talenteve që sapo paraqiteshin në shtigjet e” Atletikës”, arrinin të ngjiteshin në piedestal, njëkohësisht duke vendosur edhe rekorde shtetërore.
Ky klub, vitin që shkoi , na ofroi befasi të këndshme në disa gara shtetërore, nga të cilat gjithnjë atletët dhe atletet e klubit ngritshin në piedestal, me paraqitje triumfale në shumë disiplina.
Meritor për sukseset e arritura ishin të gjithë garuesit, ndër t’a edhe Besiana Mustafa, nxënësja e shkëlqyeshme pranë SHMM “ Pançe Karagjozov “ e cila me shumë sukses prezantonte klubin në garat shtetërore dhe ato ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e saj në plasmanin gjeneral të klubit në vendin e tretë si dhe plasmanin e ekipit shtetërorë të Maqedonisë në garat Ballkanike.
Besiana ishte pjesëmarrëse edhe në garat Botërore për të rinj – “RUMI” në Konja të Turqisë. Rezultatet e saja dhe puna e palodhshme e saj dhe e trajnerëve të klubit janë pasqyrë e vërtetë e talentes nga Saraji, e cila këtë vit nga Komisioni profesional për vlerësim dhe rang-imin e atleteve me meritë të plotë dhe të pakontestueshme e shpalli si atlete më e mire e vitit 2016 në kategorinë e Kadetëve.
Disiplinat e caktuara të Besianës janë: kërcimet së gjati, kërcimet së larti dhe kërcimet në 3 hapsh, gjithashtu Besiana kontribon për klubin edhe në garat e vrapimeve stafetore.
Trajnerët e klubit dhe seleksionuesi i ekipit shtetërorë kanë shpresa të mëdha se ky vit, do të jetë edhe viti i befasimeve tjera, vendosjen e rekordeve shtetërore e pse jo edhe ngritjen në piedestal në garat Ballkanike. Ardhmëria sportive e Besianës është shumë e ndritshme. Atë tani e presin garat në Bullgari, Kroaci dhe Slloveni.