Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit,pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptare, dhe ata në mbarë botën, po festojnë diten e Fitër Bajramit.
Ashtu si në të kaluarën edhe këtë vit besimtarët janë mbledhur për të falur namazin duke iu lutur Zotit tu pastrojë shpirtin nga e keqja.
Këtë vit ceremonia u zhvillua në sheshin e ri Skënderbej, ndërsa falja ka nisur që në orën 6:00 të mëngjesit, shkruan Top Channel.
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Muçaj, një ditë më parë nuk harroi të bënte një apel për të githë besimitarët në ditën e votimit.
Pas faljes së Namazit, besimtarët pershendetën njëri-tjetrin duke uruar paqe dhe mirësi për familjet e tyre, ndërkohë festa vijon në shtëpitë e gjithësecilit ku shërbehet dreka familjare me të afërmit dhe miqtë, për të ndarë bashkë gatime të shumëllojshme sipas zakonit.
Fitër Bajrami është festa më e madhe e vitit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën.