Besimtarët myslimanë në Kosovë me fillim në ora 06:49 kanë falur namazin e Kurban Bajramit.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, tradicionalisht mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet tona.
Kurban Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame. Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.
“Manifestimi filloi në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit pati ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste, drejtuar nga Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin””, thuhet në njoftim të BIK-ut.