Behgjet Pacolli uron Kurban Bajramin

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai uroi për begati, dashuri e harmoni tek të gjithë besimtarët.

“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Image may contain: 5 people, people smiling, outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme