Besnik Bislimi: Gazi amerikan nuk vjen nga SHBA!
Zëvendëskryeministri Bislimi, nuk e di a je totalisht i padijshëm, apo në rastin më të keq je shumë i aftë dhe fleksibil për zhvendosje dhe manipulime publike me qëllim të mbrojtjes së interesave të ngushta tuajat dhe të dëmshme për Kosovën!?
Nëse je i padijshëm, sigurisht arsyetimin tënd e ke ndërtu duke u bazu në parimet e kostos në mikroekonomi. Por diplomacia (për të cilën ti je shef i shtetit të Kosovës), nuk përllogaritet me kosto dhe profit për njesi të produktit por për interesa strategjike kombëtare dhe shtetrore!
Deri më tani shumë herë edhe publikisht të është thënë ty dhe shefit tënd shumë thjesht ‘gazi me interes amerikan’, por definitivisht ju nuk jeni në vete dhe pasojat nuk do ti vuani veq ju por të gjithë ne. Veprimet e juaja në të ardhmën do ta kontestojnë shtetësinë e Kosovës.
Gazsjellësi Rus, i cili vjen nga Serbia ka implikime dhe krijon varësi të reja ekonomike dhe politike nga Serbia dhe Rusia. Sa janë pasojat e mëdha nga kjo varësi, e kemi provu me energji deri sa jemi pavarësu, edhe pse vet e kemi prodhu. Aktualisht po i vuajm shumë pasoja ekonomike me faktin që veq gjeografikisht e kemi në mes Serbinë!
Më serioze është fakti se prania e gazit Rus është kufizim i sigurisë dhe pranisë amerikane, dhe lejon qasje të pranisë ruse dhe serbe në Kosovë. Nëse veq e kthen kokën mbrapa me pa para 20 viteve është kaq e thjeshtë me kuptu.
Në anën tjetër gazi me interes amerikan e rrit prezencën dhe sigurinë amerikane në Kosovë! Pa këtë prezenc gjeostrategjike dhe ushtarake besoj çdo qytetar i Kosovës e ka parasysh ku mund të jemi!
Besnik Bislimi, shteti ynë edhe pse i ri, i duhen diplomat që kanë konsistencë, përderisa ti ke nevojë ende me mësu ABC jo veq të diplomacisë. Çka ke bo deri sot ti dhe disa kolegë tuaj, padyshim që do të mbaheni mend gjatë për pasojat që i keni sjell Kosovës.