Besnik Bislimi viziton Rexhep Selimin në Hagë: Tri orë ikën si 30 minuta

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Beslimi, sot ka vizituar në Dhomat e Specializuara ish-partiakun e tij, Rexhep Selimin, për të cilin tha se ishte gjithmonë i disponuar dhe me besim të plotë në dresjtësi

“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Bislimi tregoi se gjatë vizitës ka parë edh ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

“Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, u shpreh Bislimi.

Të ngjashme