Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot “Nora Market”, një prej bizneseve të njohura në komunë, ku ka vlerësuar lartë organizimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Osmani tha se është pritur ngrohtësisht nga stafi i marketit dhe se ambienti i pastër dhe i organizuar reflekton profesionalizëm dhe përkushtim ndaj klientëve.
“Sot, vizituam “Nora Market” dhe eksperienca ime ishte vërtet e shkëlqyer. Që në hyrje u përballa me një ambient të pastër dhe të organizuar, ku çdo gjë ishte e vendosur me kujdes. Stafi ishte jashtëzakonisht mikpritës dhe i gatshëm për të ndihmuar me çdo pyetje, gjë që e bëri vizitën time edhe më të këndshme. Çfarë më tërhoqi më shumë ishte larmia e produkteve që ofron dyqani – nga ushqimet e freskëta dhe produktet lokale, deri tek artikujt e përditshëm që i nevojiten çdo familjeje. Shumë banorë të Fushë Kosovës dhe fshatrave janë të punësuar këtu e shumë të tjerë vizitojnë rregullisht “Nora Market”, është e kuptueshme sepse: atmosfera është e ngrohtë dhe gjithçka duket e përzgjedhur me kujdes”, ka thënë ai.