Besnik Tahiri kërkon reflektim nga Qeveria deri më 17 dhjetor për Ligjin për Paga

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten është vendosur që të mbahet seancë seancës ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

“Në seancë do të diskutojmë buxhetin që është shumë i rëndësishëm. Në trajtimin e buxhetit është me rëndësi që qeveria të reflektojë sa i përket Ligjit për Paga”.

Tahiri e luti Qeverinë që deri me datën 17 dhjetor të reflektojë dhe implementimi i Ligji për Paga të përfshihet në Ligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

“Çështje tjetër është edhe energjia. 3 muaj e ngrisim çështjen e energjisë. Sot Kosova mbet në terr. Kërkesa jonë është në kuadër të punës t’i lënë anash retoriket me kursy rrymën”, tha Tahiri.

Tutje ai foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatuar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në momentin kur ka vendosur për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në qershor të këtij viti.

“Keni me lanë këtë institucion pa këtë bord. Dhe sot jemi pranë një vendimi të gjykatës ku thuhet se kuvendi ka shkel Kushtetutën me atë vendim. A është e mjaftueshme për qeverinë të reflektojë”, tha ai.

Të ngjashme