Besnik Tahiri takon sportistët

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 23:51 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PAN, Besnik Tahiri, së bashku me kolegët e tij Avni Arifaj, Gani Dreshaj dhe Muharrem Nitaj gjatë ditës së sotme kanë takuar disa sportistë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

“Bashkë me kolegët Avnin, Muharremin dhe Ganin takuam sportistë entuziast, pozitiv dhe frymëzues.
Parasëgjithash në takim ishte mahnitës dhe u pa qartë se këta të rinjë, përtej disiplinës dhe përkushtimit, i japin mjedisit efekt të madh social, miqësi dhe pozitivitet.
Angazhimi në sport dhe për sportin duhet të jetë pronë e të gjithë atyre që pa qenë njerëz të sportit kanë shumë interesa të lidhur me sportin, e çdo prindi që ka interes të drejtpërdrejtë, që sporti në cilindo nivel të zhvillohet dhe të jetë një mundësi për fëmijën e tij.
Sporti është një instrument për të afruar njerëzit duke stimuluar zhvillimin individual, duke stimuluar zhvillimin shoqërorë.
Sporti është stil jetese, është cilësi jete”.

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 4 people, crowd and indoor

Image may contain: 1 person

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme