Forcat e Qeverisë Afgane janë duke luftuar për të katërtën ditë talibanët, pasi këta të fundit kanë nisur një sulm në qytetin lindor, kanë thënë zyrtarët.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se janë dërguar disa përforcime në Ghazni, kryeqytetin me po të njëjtin emër sikurse të provincës dhe se janë duke tentuar të pastrojnë qytetin nga militantët me 13 gusht.
Zyrtarët afganë janë cituar të kenë thënë se njësitet e forcave speciale amerikane janë duke iu ndihmuar forcave qeveritare në koordinimin e sulmeve dhe operacioneve, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ushtria amerikane.
Ghazni është qytet strategjik në pjesën kyçe të vendit që lidh Kabulin me pjesën jugore të Afganistanit.
Rreth 100 ushtarë dhe policë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të zyrtarëve të sigurisë, të cilët kanë thënë se edhe numri i viktimave në anën e talibanëve ka qenë tejet i lartë.
Qeveria e përkrahur nga Perëndimi në Kabul është përballur me shumë pengesa, përfshirë luftimin e talibanëve dhe grupeve tjera militante, prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.