Betejë mes Veton Surroit dhe Skënder Hysenit për ambasador në Washington

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Janë dy personalitete që mund ta pasojnë Vlora Çitakun në pozitën e Ambasadorit të Kosovës në SHBA.

Klan Kosova mëson se “beteja” është duke u zhvilluar në mes të Skënder Hysenit të LDK-së dhe publicistit, Veton Surroi.

Hyseni është pjesë e LDK-së, ndërsa ka ushtruar funksionin e ministrit të Jashtëm dhe më pas edhe të Brendshëm në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa Surroi është i njohur për pjesëmarrjen e tij në procesin e Rambujesë dhe të Vjenës, kurse me politikë aktivisht nuk është marrë prej kur partia e tij “ORA” nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme