Reagon Veton Surroi: “Stella Consulting” nuk është marrë as me leje, as me ndërtim të projektit në Brezovicë

Prishtinë | 08 Jan 2022 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Publicisti kosovar, Veton Surroi, ka reaguar pas raportimeve dhe përmendjes së emrit të tij si bashkëpronar në kompaninë “Stella Consulting”, kompani kjo që sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dyshohet se është e përfshirë në një aferë të dhënies së ryshfetit për ish-kreun e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i cili mbeti i arrestuar në aksionin e ditëve të fundit të 2021-ës nën dyshimet për dallavere me leje ndërtimi.

Surroi në reagimin e tij ka thënë se “Stella Consulting” ku edhe është aksionar, nuk është marrë as me leje e as ndërtim të projektit në Brezovicë dhe se kompani tjetër ka kryer të gjitha punët deri në fund.

Ai thotë se “Stella Consulting” është e përjashtuar nga çfarëdo përgjegjësie juridike, meqë kompania tjetër të cilës i referohet në reagim, thotë se ka kryer të gjitha punët nga fillimi deri në fund.

“Çdo dokumentacion ligjor para dhe pas fillimit të ndërtimit deri në mbarimin e veprës është realizuar nga kjo kompani, duke përjashtuar në këtë materje nga çdo përgjegjësi juridike “Stella consulting””, ka shkruar Surroi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme