Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Karateisti ynë fitoi medaljen e bronztë në grupmoshën e juniorëve, kategoria deri në 68 kilogramë.
Betimi shënoi katër fitore në garat e sotme, tri prej të cilave erdhën në repesazh.
Në luftën për të bronztën ai mundi karateistin polak, Krystow Cwezcyak.
Garuesit tjerë të juniorëve nuk e kishin ditën, pasi u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë në garat që po mbahen në Budapest.
Nesër (e diel) do të garojnë karateistët e moshave U-21.