Betohen 10 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do të shërbejnë për 2 vite në Kosovë

Kamenicë | 29 Pri 2024 | 12:05 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

10 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes nisin detyrën e tyre në Kosovë. Ata do të shërbejnë për 2 vite në vendin tonë, ndërsa fokus do të kenë shëndetësinë, arsimin dhe pushtetin lokal.

Vullnetarët përfunduan me sukses trajnimit dhjetë javor, të cilët mësuan gjuhën, kulturën dhe traditën.

Drejtoresha e “Peace Corps”, Carolyne Siganda tha se vullnetarët vijnë prej 7 shteteve në Amerikë të cilët do shërbejnë në qytete të ndryshme të Kosovës si Kamenicë, Pejë, Gjilan etj.

E kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj  tha se ndihet në fat që është prej kryetarëve më i ri në Kosovë.

“Komuna e Kamenicës është prej të parave prej 2014 që ka mirëpritur vullnetarët e ‘Corpsit’, në të njëjtën kohë ma ka ndihmuar të integrohemi ne jetën shoqërore neve dhe vullnetarëve, për ne është e rëndësishme të kemi shembuj te mirë që mund të bëjnë komunitetet andaj vullnetarët janë pikërisht shembulli për këtë”.

Kryetari i kësaj komune tha se deri më tani më shumë se 60 familje kanë qenë nikoqire të vullnetare andaj uron ta dinë se sa mirëpritës janë shqiptarët.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi ShBA-në për investimet e bëra deri me tani në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e arsimit.

“Së bashku me ambasadorin amerikan kemi marrë pjesë dhe vizituar edhe shkollat ku janë bërë investimeve nga fondet e ShBA-së, jemi këtu për të dëshmuar një ceremoni betimi, e këtë mbështetje e ofrojnë prej 2014 kur erdhën për herë të parë në Kosovë. Ministria e Arsimit ka ndërmarr veprime konkrete për zhvillimin e mësimdhënësve në te gjitha komunat e vendit por edhe me  vullnetarët jam e bindur që do mbesin në kujtesën e nxënësve dhe mësimdhënëseve tanë”.

Nagavci tha se e çmon lartë punën e secilit vullnetar që kontribuon në të mirën e nxënësve por edhe familjeve në vend qe hapën dyert për ta.

E ambasadori amerikan Hovenier tha se sot është një ditë shumë e veçantë pasi ka nderin ta bëj betimin e grupit të 9-të në Kosovë e për herë të parë në qytetin e Kamenicës.

“Kamenica iu ka ndihmuar dhe mbështetur vullnetarëve dhe të gjithë jemi të mahnitur me mikpritjen, mendoj se të jesh familje nikoqire është punë e madhe, do përkushtim e interesim për njerëzit andaj faleminderit gjithë njerëzve të Kamenicës. Po ashtu dua të shpreh mirënjohje për stafin e ‘Corpsit’ ku prej kam ardhur i kemi tre grupe për trajnimin e vullnetarëve, duhet shumë punë, kam shërbyer edhe në poste tjera por nuk mendoj se kam pasur grupe më të përkushtuar se sa ju”.

“Jemi krenar me ju, keni kaluar shumë por si dikush qe i është përkushtuar tërë jetën, që 34 vite jam në shërbim të Amerikës dhe e di çka do te thotë të sakrifikohesh për diçka më të madhe andaj nuk e di se a ka mënyrë më të mirë se sa kjo aktualisht, secili prej jush keni hequr dorë nga diçka”, tha Hovenier, teksa lexoi formalisht edhe tekstin e betimit, i pasuar nga vullnetarët.

Të ngjashme