Betohen 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes, do tu mësojnë anglishten nxënësve kosovarë

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 11:45 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë betuar 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes. Pas trajnimit prej 11 javësh këta vullnetarë do të shërbejnë në Kosovës për dy vjet në kuadër të programit arsimor, si mësues të gjuhës angleze, raporton Ekonomia Online.

Këta 35 vullnetar do të shërbejnë në shkollat fillore ku do tu ndihmojnë mësuesve të Shtimes, Rahovecit Suharekës e vendeve të tjera.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka udhëhequr ceremoninë e betimit. Para të pranishmëve ai tha se kur ka ardhur në Kosovë dy vite më parë punë e ka filluar pikërisht me betimin e grupit të dytë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes.

“Korpusi i Paqes paraqet përpjekjen e Amerikës për paqe në botë. Qëllimi është që të ndihmojmë popujt ku shërbejmë, ti njohim ata si dhe popujt të din për Amerikën, kjo praktikë ka nisur nga presidenti Kennedy në vitin 1961. Në ambasadën time i kemi disa përfaqësues të Korpusit të Paqes, dhe jeta e tyre ka ndryshuar në këtë shërbim. Ju shpreh mirënjohje familjeve që kanë qenë mikpritës të këtyre vullnetarëve. Kam mësuar shumë gjatë dy viteve të mija këtu në Kosovë edhe ju do të mësoni”, tha Delawie, raporton EO.

Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, tha se 35 vullnetarët e rinj do të ballafaqohen me sfida të reja dhe me një kulturë të re.

“Ne jemi sot këtu që të shohim 35 amerikanë që marrin detyrën për të jetuar larg shtëpive të tyre, larg familjes dhe miqve. Detyra e tyre është që të kuptojnë sfidat, rregullat e ndryshme dhe falë zotit makiatot shumë të shijshme”, ka thënë Grant.

Ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Arsim Bajrami, ka uruar 35 vullnetarët duke iu uruar mirëseardhje në Kosovë.

“Besoj që ju do kontribuoni në Kosovë, puna juaj me mësimdhënës të gjuhës angleze do tu shërbej nxënësve. Nëse unë vazhdoj të jem ministër i arsimit do u ofroj kontrata të përhershme pune si mësues të anglishtes”, ka tjënë Bajrami.

Vullnetarët kanë shprehur fjalët e tyre falënderuese për familjet nikoqire.

“Për neve sot është një ditë emocionuese, ne po shkojmë duhet të themi mirupafshim. Ne sot kemi dy shtëpi dhe dy familje”, ka thënë Rachel Wirt, teksa ka thënë se koha fluturon me anije kozmike dhe asnjëherë nuk duhet te humbin mundësi për ndryshim ne komunitet.

“Kur doja të bëja diçka babi im në Kosovë më thoshte jo vetëm sepse bashkë është më mirë. Ne këtu jemi amerikanë, por jetojmë bashkë me komunitetin dhe familjet kosovare. Amerika dhe Kosova bashkë, sepse babi im ka të drejtë, sepse bashkë është më mirë”, ka thënë Maxwell Gruber.

Në vitin 2014, në Kosovë ka ardhur grupi i parë i Vullnetarëve të Korpusit të Paqes. Presidenti John F. Kennedy themeloi Korpusin e Paqes me anë të një urdhri ekzekutiv me 11 mars 1961 më shumë se 215 000 amerikanë kanë shërbyer në 140 shtete.

Të ngjashme