Betohen nëntë përmbarues privat

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 11:08 | Nga

Nëntë përmbarues privat janë betuar sot para ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Drejtësisë (MD), transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga MD-ja, ministri Tahiri ka uruar përmbaruesit privat për detyrën e marrë, duke theksuar se puna që bëjnë reflekton direkt në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit.

Në komunikatë bëhet e ditur se ministri u ka thënë auditorëve se qytetarët do të jenë të kënaqur vetëm atëherë kur nuk do të ketë pritje të gjata për zgjidhjen e rastve të tyre.

“Kërkoj nga ju që të punoni në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, dhe të ndihmoni në përmirësimin e gjykatave, dhe në përgjithësi në përmirësimin e punës së gjithë gjyqësorit. Qytetarët do të jenë të kënaqur vetëm atëherë kur nuk do të ketë pritje të mëdha për zgjidhjen e rasteve të tyre dhe një qasje më e lehtë në drejtësi për të gjithë” ka potencuar ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur po ashtu se së shpejti në ministri do të themelohet Departamenti për Mbikëqyrjen e Profesioneve të Lira, që do të shoh nga afër edhe punën e përmbaruesve privat.

Përmbaruesit e rinj privat janë emëruar nga dy për Gjykatat Themelore në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren, ndërsa një është emëruar për Gjykatën Themelore në Pejë.

 

Të ngjashme