Betohet Shpend Ahmeti dhe 51 asamblistët e Prishtinës

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 10:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u betua sot para anëtarëve të rinj të Kuvendit Komunal.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës u udhëhoq nga anëtari më i vjetër i Asamblesë, Shefki Gashi nga LDK-ja..

Mbledhja filloi me intonimin e himnit kombëtar, përderisa në tavolinat e asamblistëve të Vetëvendosjes ishin vendosur flamuj kombëtarë.

Pas betimit të këshilltarëve të zgjedhur,  betimin e ka dhënë edhe kryetari i rizgjedhur, Shpend Ahmeti. Në fjalimin e tij të parë në mandatin e dytë, kryetari Ahmeti u zotua se do të punojë me nder e besnikëri me të gjithë.

“Unë, Shpend Ahmeti, betohem që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Prishtinës, me nder e besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe pajtim me ligjin, në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Betohem!”.

Pas betimit Ahmeti tha se si pozita dhe opozita duhet që të krijojnë një frymë të bashkëpunimit.

“Pres që çdo propozim tonin ta shikoni me sy kritik gjithmonë në të mirë të qytetarit”.

Ahmeti më tej shtoi se dera e kryetarit është e hapur për secilin asamblist. Kreu i Prishtinës tha se këtë mandat na presin punë të mëdha.

“Si pikë kryesore do të jetë harta zonale si pjesë e planit rregullative, implementimi i planit të mobilierit, përmirësimi i cilësi së ajrit”.

 

 

Të ngjashme