Çifti i njohur i showbizit botëror, këngëtarja Beyonce dhe reperi Jay-Z, janë parë teksa kalonin qilimin e kuq të dielën në mbrëmje në eventin “Golden Globes”. Dyshja mbërriti gati një orë me vonesë, derisa u pa truproja e tyre teksa i përcillte ata.
Këngëtarja 38- vjeçare u nominua për herë të katërt në “Golden Globe”, këtë herë me këngën e saj “Spirit” nga filmi “The Lion King”.
Ajo që binte në sy, ishte veshja e çiftit, e që ishte mjaft luksoze. Beyonce kishte veshur një futan të punuar me ari, derisa Jay Z kishte një kostum të zi elegant.
Kujtojmë se ata të dytë, përbëjnë një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura në botën e showbizit gjithandej nëpër botë.