Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Dardan Bibaj, në tubimin përmbyllës në Ferizaj ka marrë mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune.
Bibaj me anë të një postimi në Facebook ka falenderuar qytetarët për mbështetjen në tubimin përmbyllës në Ferizaj.
Dardan Bibaj njihet si një afarist i suksesshëm në Ferizaj dhe në zgjedhjet e 6 tetorit garon nga radhët e LDK-së, me numër 67.
“Ferizaj gjithmonë ka qenë promotor i ndryshimeve të mëdha, e këtë e dëshmon mbështetja e mijëra qytetarëve në tubimin përmbyllës të LDK -së në Ferizaj!
Unë Besoj në ju dhe fitoren e madhe të 6 Tetorit!
Falemnderit Ferizaj, falemnderit qyteti im”!