Biberoni i duhet bebes, sepse i ofron ngushëllim

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 08:39 | Nga

Me siguri keni dëgjuar së paku njëherë gjëra negative për biberonin, se si ia deformon dhëmbët bebes, ia vështirëson thithjen e gjirit të nënës dhe i krijon varësi. Mirëpo, biberoni, jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por mund të jetë i dobishëm për beben tuaj.

Kur vendosni t’i blini biberonin bebes suaj, me rëndësi është që ta ketë formën sa më të ngjashme të majës së gjirit dhe që të mundtë përshtatet dhe të përforcohet në shishen me të cilën e ushqeni beben.

Për beben e cila nuk i ka mbushur tre muaj duhet të zgjidhni biberonin që ia lëshon qumështin pikë-pikë, ndërsa për ato mbi tre muaj, më të mirë janë biberonët që lëshojnë qumështin (lëngun) më shpejt.
Gabimi 1: Biberoni është i panevojshëm

E vërteta: Bebeve të porsalindura u nevojitet shumë kujdes, ndërkaq kur t’i shfrytëzoni të gjitha mjetet dhe taktikat e qetësimit, afrojani bebes biberonin si zgjidhje të fundit, madje vetëm atë që ka formë anatomike. Sepse, biberoni bebes i ofron ngushëllim.

Gabimi 2: Biberoni ia deformon dhëmbët bebes

E vërteta: Çdo gjë varet nga intensiteti dhe zgjatja e periudhës së përdorimit të biberonit. Nëse bebja thith biberonin vetëm herë pas herë, kjo shprehi nuk do të ketë kurrfarë pasojash për dhëmbët. Ndërkaq, kur bebja thith shpesh edhe pasi t’i mbushë një vit, atëherë ekziston rreziku real i dëmtimit të dhëmbëve.

Gabimi 3: Vështirë të harrojnë shprehinë

E vërteta: Bebet vetë i lënë shprehitë e thithjes së qumështit nga biberoni kur i mbushin përafërsisht 10 muaj. Sapo bebja e humb interesimin për biberonin, mos ia ofroni më.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme