Bibliotekat gjithnjë janë të bukura ndërsa madhështinë e tyre e rrisin edhe librat që gjenden në to.
Por, kjo duket të mos i ketë mjaftuar drejtuesve të një biblioteke në Uells, pasi atë e kanë pajisur edhe me shtretër gjumi, për lexuesit e dremitur të cilët duan të pushojnë, transmeton Klan Kosova.
Gladstone në Britaninë e Madhe, llogaritet biblioteka e vetme e banimit në botë, ndërsa me tu publikuar në rrjete sociale ajo është bërë virale.
Këtë e ndihmoi edhe videoja e cila tregonte dhomat në të cilat lexuesit mund të flinin gjumë!