Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizimin e tërë dokumenteve në letër (libra, dorëshkrime, gazeta, revista, manualë, doracakë etj.), të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë, të sistemuara në sirtarët, përkatësisht në arkivat e Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Materialet e digjitalizuara do të jenë të qasshme për të interesuarit nga të gjitha lëmitë, ndërsa palët obligohen që gjatë zbatimit, realizimit të këtij memorandumi t’i respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta sipas ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës.
Në bazë të këtij Memorandumi, planifikohet që të bëhet digjitalizimi i: librave; gazetave dhe revistave; dorëshkrimeve; manualeve, doracakëve e fletushkave si dhe teksteve të programeve shkollore, të cilat MASHT i konsideron si të domosdoshme për digjitalizim.
Procesi i digjitalizimit do të kryhet nga një ekip me përvojë i BKK-së, apo i personave profesionalë të kontraktuar nga BKK.
Në bazë të këtij Memorandumi parashihet që Ministria e Arsimit të kontribuojë me mjete financiare në vlerë prej rreth 40. 000 €,të, ndërsa projektin do ta mbështes edhe MKRS dhe BKUK, e cila njëherësh do të bëjë trajnimin e stafit për digjitalizim dhe përgatitje për qasje nga publiku .