Një person ka marrë lëndime trupore, pasi që është goditur nga një biçikletë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ku një femër duke drejtuar biçikletën e saj nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon ë procedurë të rregullt.