Klinë, vdes biçiklisti pasi goditet nga vetura

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i ka marrë nga goditja e një veture derisa ishte në rrugë me biçikletë.

Shoferi i veturës është arrestuar për shkak të pakujdesisë në vozitje, e cila edhe solli vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur dje në orën 16:30 në Shtime, njofton policia.

Nga lëndimet e rënda biçiklisti ishte dërguar pa shenja jete në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme