Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka dënuar përpjekjen “mashtruese” të Rusisë për të aneksuar katër zona të Ukrainës, të cilat sipas tij, shkelin ligjin ndërkombëtar.
“Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, po shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe po tregon përbuzjen e saj për kombet paqësore kudo”, tha Biden në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se SHBA “do të nderojë gjithmonë” “kufijtë e njohur ndërkombëtarisht” të Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj duke forcuar dorën e saj ushtarakisht dhe diplomatikisht, duke përfshirë ndihmën prej 1.1 miliardë dollarësh shtesë për sigurinë që Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë”, tha Biden.