Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se ekipi i tij po punon për një plan që ai të marrë një vaksinë kundër COVID-19.
Biden tha se dëshiron t’u tregojë amerikanëve se është “e sigurt” marrja e vaksinës, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Unë nuk dua të shkoj në krye të linjës, por dua të sigurohem që t’i demonstrojmë popullit amerikan se është e sigurt të merret. Ata po punojnë për atë plan tani.”
Biden përsëriti se ai planifikon të marrë vaksinën “publikisht”.