Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar se do të kalohet nëpër një “dimër të rrezikshëm” gjatë fjalimit në inaugurimin e tij, për shkak të pandemisë.
“Ne do të shkojmë përpara me shpejtësi dhe urgjencë. Ne kemi shumë për të bërë në këtë dimër të rrezikshëm”.
Biden tha që fatkeqësitë me të cilat po përballet kombi aktualisht janë historike.
Ai po ashtu tha se më shumë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi sesa në Luftën e Dytë Botërore,
Biden gjithashtu u zotua se do të jetë president i të gjithë amerikanëve.