Biden pret kryeministrin grek në Shtëpinë e Bardhë, del fotoja që demanton kabinetin e Kurtit

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti tash e tri javë po qëndron në vizitë zyrtare në Amerikë. Ndonëse, zyra e tij nuk e bëri publike agjendën e udhëtimit të Kryeministrit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që dihet me saktësi, është se i pari i ekzekutivit nuk do të takohet me Presidentin e amerikan, Joe Biden, shkruan Insajderi.

Mos takimin e Kurtit me Biden, këshilltari i tij politik Jeton Zulfaj ishte munduar ta lidh me angazhimin e Presidentit amerikan me luftën në Ukrainë.

“Ne nuk jemi duke pritë një vizitë nga presidenti i SHBA-së Biden, ai nëse e sheh të rëndësishme e të nevojshme… nuk mundesh me taku presidentin Biden pa një kërkesë për vizitë, edhe pa një qëllim të vizitës, edhe pa ndodh një nevojë e tillë për vizitë. E kemi një luftë në Evropë, në Ukrainë, ku e gjithë vëmendja është atje. Për fatin e mirë të Kosovës, nuk jemi as vend problematik, as kaotik…dhe jemi vend demokratik. Pra SHBA-ja janë të kënaqur me progresin tonë ekonomik e demokratik. Janë shumë të kënaqur, sepse jemi bërë shpresëdhënës edhe për krejt Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zulfaj.

Por, Biden nuk po shihet aq shumë i zënë me luftën në Ukrainë sa për mos ta takuar fare kryeministrin Kurti.

Ai së fundi ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëshorten e tij.

Biden ka publikuar edhe fotografi nga takimi, duke demantuar këshilltarin e Kurtit, se ky i fundit ishte i zënë me zhvillimet e luftës në Ukrainë.

“Miqësia, partneriteti dhe aleanca mes dy shteteve tona është më e fortë se kurrë”, ka shkruar Biden.

Javë më parë presidenti amerikane kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë si mysafire nderi edhe zonjën e parë të Meksikës, Beatriz Gutiérrez Müller, gruan e presidentit meksikan Andrés Manuel López Obrador.

Të ngjashme