Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të nderojë 500 mijë jetë të humbura nga COVID-19 me një moment heshtjeje dhe ceremoni ndriçimi qirinjsh në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP.
SHBA-të pritet ta kalojnë këtë moment të zymtë gjatë ditës së sotme, pak më shumë se një vit që pas vdekjes së parë në vend.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Bideni do të marrë pjesë bashkë me zonjën e Parë, Jill Biden, zëvendës-presidentin Kamala Harris dhe burrin e saj, Doug Emhoff, në momentin e heshtjes dhe ceremonisë së ndriçimit.
Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më shumë se 28.1 milionë raste positive me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.