Bideni do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maskat për 100 ditë

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka thënë se do t’u kërkojë amerikanëve të bartin maskat për 100 ditët e para të tij në zyrë, për të parandaluar shpërndarjen e mëtejme të koronavirusit.

Ai i ka thënë CNN-it se beson që kjo do të sillte “ulje të dukshme” në rastet e COVID-19 në Amerikë, nëse secili qytetar mban maskën.

Bideni ka thënë se do të urdhërojë që maskat të mbahen nga të gjithë punëtorët shtetërorë.

Deri tash Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 14.1 milionë raste me COVID-19 dhe 276 mijë vdekje si pasojë e tij.

“Në ditën e parë që të inaugurohem do të kërkoj nga qytetarët të mbajnë maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë. 100 ditë. Dhe mendoj se do të ketë ulje të dukshme të rasteve nëse i përmbahemi”, ka thënë ai.

Ekspertët kushtetues kanë thënë se presidenti amerikan s’ka autoritet që të urdhërojë amerikanët të bartin maska, por Bideni ka thënë se ai dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jenë nxisin bartjen e maskës duke i mbajtur vetë.

Të ngjashme