Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ai beson se Presidenti rus Vladimir Putin është një “vrasës” kur u pyet nga nikoqiri i ABC News George Stephanopulos, në një intervistë e cila do të publikohet më vonë.
Pyetja e tij pason për një hetim federal për sulmet kibernetike të lidhura me Rusinë dhe një raport të inteligjencës që lidh Kremlinin me ndërhyrjet në internet të lidhura me zgjedhjet që promovuan Donald Trumpin dhe teoritë e konspiracionit të krahut të djathtë në një përpjekje për të diskredituar Bidenin.
I pyetur nëse ai beson se Putini është një “vrasës” në një intervistë të regjistruar Biden u përgjigj: “Po, besoj”
“Çmimin që ai do të paguajë, do ta shihni shpejt,” tha ai.
Në përgjigjen e tij në pyetjen lidhur me krizën e migrantëve të paligjshëm që po përjetohet ditët e fundit në kufirin me Meksikën, Biden tha se ”migrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj.
Biden vuri në dukje se kanë kthyer shumë nga emigrantët e paligjshëm që kanë ardhur në vend.
“Para së gjithash duhet të dini se në 2 vitet e fundit, në 2019 dhe 2020 ka pasur rritje të numrit të emigrantëve”, tha ai.
Ndërsa në pyetjen nëse ka mundësi që të përkeqësohet situata në kufirin me Meksikën, presidenti Biden tha se “po, kjo mund të ndodhë”.