Bie borë afër Mekës, befasohen arabët

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:23 | Nga Ekonomia Online
Ndryshe nga vendi ynë ku po mban mot pranveror, në Arabi Saudite ka rënë borë.

Krahina e Maysan afër Mekës në Arabinë Saudite, u shndërrua në një skenë piktoreske pasi bora ra në tokat e saj pas një vale shiu, duke nxitur disa përdorues të mediave sociale që ta quanin “nusja e veshur me fustanin e saj të bardhë”.

Shumë fotografë dokumentuan pamjen, pasi moti i ftohtë ndihmoi të mbante flokët e borës që mbulonin pemët, luginat dhe malet nga shkrirja, transmeton express.

Maysan karakterizohet nga male të famshme dhe dhjetëra fshatra.

Dihet gjithashtu se ka ferma frutash e perimesh, duke përfshirë rrush, kastravecë, shegë dhe domate.

  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme