Bie borë në ShBA, Kolorado “pushtohet” nga aksidentet

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Një stuhi e fortë ka prekur Koloradon dhe Vyoming-un në ShBA, ku ka rënë borë në mbi 30 centimetra trashësi, kurse temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike.

Për shkak të stuhisë dhe rrugëve të mbuluara me borë kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve, ku si pasojë janë mbyllur përkohësisht edhe disa rrugë, transmeton Telegrafi.

Në Denver raportohet të ketë rënë borë rreth 8 centimetra trashësisë, kurse temperaturat gjatë vikendit kanë rënë në minus 16 gradë celsius.

Më së shumti borë ka rënë në Bolder të Kolorados dhe Vyoming, si dhe në malet e Birtut dhe Montana.

Agjencia kombëtare e meteorologjisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Vyoming ka rënë borë me trashësi prej 33 centimetrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme