Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh rreth Covid-19.
Në të dhënat e fundit, vihet re rënia e numrit të rasteve pozitive përgjatë 24 orëve në Kosovë.
Postimi i plotë i MSH:
12 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 17.625.